Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar edhe një ngjarje që kishte ndodhur në zyrën e LDK ku kishin shkuar ambasadorët e huaj për ta kritikuar dhe udhëzuar si të veproj në raport me Lëvizjen Vetvendosje.
“Ambasadorët silleshin si nënkryetar të LVV-së dhe flisnin për ndërrimin e njerzve të vjetër me të ri ndërsa që asnjëri nga ta nuk e bëjnë këtë në vendet e tyre. Ne kemi bashkëpunuar dhe nuk jemi nënshtruar asnjëherë” ka treguar Mustafa në T7.
Kjo qasje sipas ish-kryeministrit ka sjellur në Kuvendin e Kosovës deputetë që për herë të parë kanë hapur llogari bankare, që kur në jetë nuk kanë bërë asnjë punë të vetme dhe kjo ka degraduar institucionin më të lartë të vendit.
Ndërsa sa i përket rolit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, ata po japin propozime konkrete sikur ato të përballjes së krizës ekonomike, por që arroganca e numrave të pozitës po bënë që propozimet e tyre të mos përfillen fare
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...