Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Irlanda tani ka Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti theksoi mbështetjen, që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë tejet të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në kontinentin tonë.
Ambasadori duke e uruar kryeministrin për progresin në ekonomi dhe në indikatorët e demokracisë, e falënderoi për rreshtimin me Bashkimin Evropian në dënimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ambasadori po ashtu njoftoi për ardhjen për vizitë në Kosovë të ministrit irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, më 4 korrik. /arbresh.info/
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...