Drejtësia iraniane ka dënuar me vdekje një person dhe dy të tjerë janë lënë në burg pasi akuzohen si spiunë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara – CIA.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjykata e Lartë e Iranit e konfirmoi dënimin me vdekje për Amir Rahimpour, i cili ka spiunuar dhe ka bërë përpjekje të kalojë informacione rreth programit bërthamor të Iranit te SHBA-ja, tha zëdhënësi i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Esmaili.
Ai shtoi se dënimi do të ekzekutohet së shpejti, ndërkohë nuk është dhënë asnjë detaj se për çfarë saktësisht akuzohet Rahimpour dhe as për moshën apo sfondin e tij.
Ndërsa dy të tjerët të cilët janë lënë në burg, janë dënuar me nga 15 vjet burgim, nën akuzat se kanë spiunuar për CIA-n dhe kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit.
“Pse fshihen”, Azemi i VV-së akuzon LDK-në për f...
Prattipati i shkon Haradinajt në zyrë, flasin për zgjedhjet ...
Përfundon seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës
Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës
Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishti...
Lumbardhi në gjunjë, Alba i thotë (sërish) jo!