Inspektorati Policori Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e policisë.
Siç njofton IPK-ja, dyshohet se zyrtari policor ka ndërhyrë në bazën e të dhënave, duke përdorur kanale private të komunikimit, siç thuhet, për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë.
Në njoftimin për media thuhet se kjo sjellje përbën një shkelje serioze të detyrave zyrtare dhe cenon integritetin dhe besimin në institucionin policor,
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Ferizajt respektivisht stacionit policor të Kaçanikut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Zbulim i paautorizuar i informacionit konfidencial”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info.
Tutje, IPK njofton se ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta etike dhe profesionale në Policinë e Kosovës. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar bazuar në denoncimin e një qytetari.
“Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor ka ndarë informacione të natyrës konfidenciale pa autorizimin përkatës, duke ndërhyrë në sistemin e policisë (bazën e të dhënave) dhe duke përdorur kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë”, vijon njoftimi./Arbresh.info/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...