Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga puna dy zyrtarë policorë, pasi të njëjtit kanë dështuar në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e 17-vjeçarit, Rejhan Bela.
Sipas IPK-së, një toger ka qenë në dijeni dhe s’ka ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa një rreshter ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj, shkruan Arbresh.info.
“Hetuesit e IPK-së, bazuar në kompetencat ligjore sipas detyrës zyrtare ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore paraprake lidhur me veprimet policore për zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit R. B ((i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika). Nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri në këtë fazë të hetimit, dy zyrtarë policorë kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R.B”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
“Nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja ekziston dyshimi se një toger policor në pozitën e shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar. Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se një rreshter policor i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë ndërlidhëse për gjykata, ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj”,thuhet tutje.
Që të dy zyrtarët policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre kanë qenë të angazhuar me detyrë në stacionin policor të Kaçanikut.
“IPK vlerëson se dështimi i tyre në zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, cenon besueshmërinë institucionale dhe përbën bazë për procedim disiplinor dhe hetim të mëtejmë administrativ dhe penal”, thuhet në komunikatën e IPK-së./Arbresh.info/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...