Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) ka kërkuar nga Drejtoritë Rajonale të Policisë Kufitare Veriu që të suspendohet në kohëzgjatje deri në tri ditë, rreshteri i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
“Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...