Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në dy raste të ndara ka realizuar me sukses dy operacione hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente. Si rezultat i hetimeve të suksesshme në të dy rastet janë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë).
Arrestimi i parë është realizuar më 02.06.2017 ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një të dyshuar (një toger policor në pozitën e zëvendës komandantit të Stacionit Policor të Dragashit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar të paraparë me nenin 422 në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e komandantit të këtij stacioni policor dhe shefit të operativës (toger policor).
Rasti tjetër (rasti i dytë) është realizuar më 05.06.2017 (07.10.2016) në Gjilan ku IPK-ja ka arrestuar një zyrtar policor (nga Stacioni Policor i Kllokotit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan me vendim të të cilit të dyshuarit (zyrtarit policor) i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti poashtu edhe është suspenduar.
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...
Pse u nda nga Lela? Flet Leo për herë të parë
Vetaksident në Komoran, lëndohet një grua