Kisha Katolike në Kosovë përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, ka shpallur programin zyrtar të aktiviteteve për festën e Pashkëve, një nga datat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, që përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.
Programi festiv do të nis të shtunën, më 19 prill 2025, me Vigjiljen e Pashkës, ku në ora 21:00, do të mbahet Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Aktivitetet do të vazhdojnë të dielën, më 20 prill 2025, me Meshën e Ditës së Pashkës në orën 11:00, po ashtu në Katedrale, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e besimtarëve katolik.
Në mbrëmje, në orën 19:00, do të mbahet pritja solemne e Pashkës, e organizuar nga Imzot Dodë Gjergji, në Qendrën “BogdaniPolis”.
Programi i plotë:
E shtunë, 19 prill 2025 – Vigjilja e Pashkës
Në orën 21:00 – Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilës do t’i prijë Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë.
E diele, 20 prill 2025 – Dita e Pashkës
Në orën 11:00 – Meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Në orën 19:00 – Pritja Solemne e Pashkës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza.
Pritja organizohet nga Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkës.
Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Ringjalljen e Krishtit!
Vëllazërisht,
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë./Arbresh.info
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...