Mosbraktisja e fshatrave dhe përmirësimi i lidhjeve ndërmjet vendbanimeve mbeten në fokus të pushtetit lokal në Kamenicë. Përmes projekteve në transport publik, infrastrukturë rrugore dhe zhvillim ekonomik, Komuna synon të krijojë kushte më të mira jetese dhe më shumë mundësi investimi në zonat rurale.
E shtrirë në lindje të vendit, Komuna e Kamenicës përfshin 58 vendbanime, ku mbi 5 mijë banorë jetojnë në zonën urbane dhe rreth 18 mijë të tjerë në zonat rurale. Një nga sfidat kryesore të pushtetit lokal mbetet sigurimi i transportit publik funksional, i cili, përveç lehtësimit të qarkullimit, shihet si faktor kyç në parandalimin e shpërnguljes nga fshatrat.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë në fazën e hartimit të planit të mobilitetit, si dokument bazë administrativ për hapat e ardhshëm investues në transport publik. Sipas tij, qëllimi është krijimi i një sistemi të rregullt transporti dhe përmirësimi i komunikimit ndërmjet vendbanimeve.
Statistikat tregojnë se rreth 10 mijë banorë të kësaj zone kanë migruar ndër vite, ndërsa investimet në fshatra mbeten sfidë për institucionet lokale në përpjekje për rikthimin e tyre. Banorët theksojnë se Kamenica ka potencial të madh, veçanërisht në blegtori dhe ekoturizëm, falë pozitës së saj gjeografike dhe zonave malore.
Sipas qytetarëve, investimet në infrastrukturë, veçanërisht asfaltimi i rrugëve në fshatra, do të krijonin kushte më të favorshme për zhvillim ekonomik dhe do të nxitisnin investime të reja, si nga banorët lokalë ashtu edhe nga diaspora.
Komuna e Kamenicës këtë vit operon me një buxhet mbi 15 milionë euro, nga të cilat 1.9 milionë euro janë të planifikuara për investime kapitale. Brenda këtij buxheti, 60 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e pritoreve të autobusëve në qytet dhe 21 mijë euro për pritore në disa fshatra. Po ashtu, janë mbi 14 projekte të parapara për asfaltimin e rrugëve, me synimin që Kamenica të zhvillohet si një komunë ekologjike bashkëkohore./rtk
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...