Qytetarët ferizajas nga kjo e premte në Qendrën Emergjente Primare do të kenë shërbime edhe më cilësore. Kjo për faktin se janë bërë investime të reja, duke bërë kështu aplikimin e barnave në mënyrë kompjuterike dhe duke bërë edhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të pacientëve të shtrirë në këtë qendër.
Për të parë nga afër këto investime doli edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Burim Karameta, i cili vlerësoi tejet lartë investimet e fundit që po bëhen në këtë qendër.
“Këtu kemi aparaturën më të sofistikuar dhe jemi shumë më afër pacientëve. Do të behët edhe screeningu, ku do te bahet PAP testi dhe softweri data baza elektronike për sistemin e formativë shëndetësor”, tha drejtori Karemeta, duke theksuar faktin se Qendra Emergjente tash për tash ka nevojë edhe për dy mjek shtesë në mënyrë që të ngritet kapaciteti i shërbimeve .
Nga ana tjetër, shefi i Qendrës Emergjente Primare, dr. Naim Çerkini, është shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, për investimet e shumta që po bënë në të mirë të qytetarëve ferizajas.
“Pacientet do të kenë shërbime shumë më cilësore. Të gjitha këto investime që po bëhen shkojnë në n gritjen e cilësisë së punës që behët në këtë qendër”, tha Çerkini.
Ndërkaq infermierja kryesore e Qendrës Emergjente Primare Vjollca Ahmeti, është shprehur tejet e kënaqur me pasjet e reja të cilat kanë arritur në këtë qendër.
“Do të jetë në kontrolle i gjithë metabolizimi i organizmit dhe do ta kemi shumë më të lehtë për të përcjellë gjendjen e tyre edhe në rastet të rënda”, është shprehur Ahmeti.
Kurse, pacientët e vlerësoi shumë të rëndësishëm modernizimin e shërbimeve.
U bë e ditur se tërë pajisjet dhe instrumentet mjekësore, po kompletohet shëndetësia primare në Ferizaj
Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm
Deklarata e Walker dhënë 27 vite më parë, një ditë pas masak...
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit ser...
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi...
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...