Gazeta e njohur britanikë, The Independent ka publikuar një investigim të gjatë ku theksohet se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës.
Gazetari Borzou Daragahi shkruan se gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe drogëra të forta si kokainë dhe heroinë.
‘Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis,’ shkruan gazetari.
Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë, shkruan ai.
Një zyrtar i lartë i rojes bregdetare tha për gazetarët duke ruajtur anonimatin se vitet më të këqija ishin 2015-2016.
‘Ishte si në Kolumbi,’ thotë ai.
Shqipëria e varfër, shkruan gazetari, po njeh një bum ndërtimesh me paratë e drogës.
‘Shqipëria nuk është më një vend kultivimi, tashmë është kthyer në qender të investimit, shpërndarjes dhe rekrutimit,” thotë një zyrtar i Bashkimit Europian.
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...