Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar disa persona lidhur me rastin e vdekjes misterioze të 26 vjeçares, Diana Quni, e cila u gjet e vdekur më 16 qershor afër banesës së saj në Prishtinë.
Ndërsa, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), edhe dy muaj pas vdekjes misterioze të 26 vjeçares, ende nuk ka dorëzuar në prokurori raportin e autopsisë.
Për Arbresh.info, lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se janë intervistuar disa persona lidhur me këtë çështje, ndërsa raporti i autopsisë nuk është dorëzuar ende në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thekson Shala për Arbresh.info.
Arbresh.info, lidhur me mosdorëzimin e raportit të autopsisë ka pyetur drejtorin e IML-së, Ditor Haliti, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndryshe, Diana Quni nga fshati Doblibare e komunës së Gjakovës u gjet pa shenja jete rreth orës 1:30 të mëngjesit të 16 qershorit në një rrugë në kryeqytet, afër banesës ku ajo po banonte.
Po ashtu, ishte raportuar se gjatë trajtimit në QKUK mjekët kishin vërejtur edhe shenja të dhunës fizike./Arbresh.info/ Gita Lushi-Roka/

LEXO EDHE
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...