Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, njëherit edhe anëtar i kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në një intervistë për arbresh.info tregon se ushtria e Kosovës do të funksionojë me kapacitete të plota në vitin 2028. Në këtë intervistë ai ka folur edhe për mundësinë e hyrjes në koalicion të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe zhvillime tjera Brenda partisë.
“I kemi vlerësimet më të larta nga të gjitha autoritetet ushtarake duke u nisur nga ato të NATO-s, KFOR-it, dhe partnerëve tonë të tjerë”, shprehet Quni.
Duke folur rreth mundësisë e hyrjes në koalicion edhe të PDK-së, ai e pranon se është diskutuar edhe brenda kryesisë së LDK-së kjo çështje.
“Kemi diskutuar për të gjitha vështirësitë, për opsionet e ndryshme si mundet proceset politike të sfidohen veçmas pas akuzave nga Gjykata Speciale për autoritetet e larta të UÇK-së”, deklaron Quni.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Isa Mustafës që i quajti “struca” ministrat dhe këshilltarët e qeverisë.
Quni në këtë intervistë ka folur edhe për menaxhimin me pandeminë COVID-19./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/610902682896534
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...