Intervista për konkurrimin e specializantëve të stomatologjisë vetëm për “sy e faqe” (Dokument)

09:27 | 22 Tetor 2016
M. A.

Specializantët e stomatologjisë që konkurruan për specializim thonë se ju është bërë e padrejtë.

Një ndër ta është edhe Dr. Valon Kajtazi, doktor i stomatologjisë, nga komuna e Vushtrrisë, e që punon në njërën nga ordinancat private në këtë qytet.

Ai thotë se me notë mesatare ka qenë në rregull përveç notës mesatare që ka qenë e lartë, edhe koha e pritjes me licencë më shumë se 3 vite, që në total grumbullon pikë më shumë se 4 kandidatët e renditur si të parët në këtë listë, mirëpo për tu bërë specializantë duhet ti përmbushim tjera kritere, shkruan koalb.com.

Kajtazi thotë se qëllimi i këtij konkursi për specializim ka qenë që të legjitimohen njerëz të caktuar.

Gjithashtu ai shprehet se ” Konkursi aty ka qenë jo korrekt, përmes intervistimit që ka zgjat vetëm 1 minutë e gjysmë, me qëllim për me ju nda njerëzve të caktuar specializimin, e jo atyre që në realitet e meritojnë”. Sipas Kajtazit kjo intervistë ka qenë vetëm sa për “sy e faqe”, shkruan koalb.com

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se të gjithë kandidatëve që kanë qenë pjesë e këtij konkursi kanë pas të drejtë ankese në Komisionin e ankesave

Hoti thotë se komisioni i ankesave është duke përmbyllur procesin e shqyrtimit të ankesave dhe javën tjetër të gjithë parashtruesit do ti njoftojnë.

“Ky komision i ankesave është duke përmbyllur procesin e shqyrtimit të ankesave, javën që vjen të gjithë parashtruesit e ankesave do t’i njoftojë me epilogun e ankesës së tyre”./koalb.com

14812892_10207917977449081_1858897220_o

Shpërndaje në rrjete sociale