Në mëngjesin e së martës, Shqipe Hoxha po kthehej nga njëra prej ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë, ku kishte aplikuar për vizë.
Ajo thotë se ka shpenzuar shumë, por nuk e di nëse do t’i aprovohet viza për të udhëtuar në Bashkimin Evropian, raporton KTV.
Hoxha ishte një nga shumë qytetarët që e hodhën nënshkrimin e tyre në peticionin për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Peticioni, i cili do të zgjasë dy javë dhe do të jetë në të gjitha qytetet e Kosovës, organizohet nga Fondacioni për shoqëri të hapur në bashkëpunim me shoqëritë civile.
Drejtoresha e “Kosova 2.0” thotë se kanë për qëllim që përmes peticionit të vendoset presion mbi Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës, që t’i përmbushë detyrat karshi procesit të liberalizimit.
Organizatorët i kanë ftuar qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për nënshkrimin e peticionit, i cili pastaj do t’i dorëzohet Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim