Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Në takim sipas njoftimit, u disktua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mundësia që ShSKUK në të ardhmen të kryej vizitat shëndetësore sistematike për policët e Kosovës, arbresh.info.
Drejtori i SHSKUK-së, bëri të ditur se përkundër kohës së Pandemisë, me sukses janë kryer vizitat e rregullta kontrolluese për kadetët e rinj të policisë, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit që është nënshkruar në muajin shtator të vitit 2020, me Policinë e Kosovës.
Në anën tjetër, drejtori i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti ka falënderuar drejtorin e ShSKUK-së që edhe në kohë të Pandemisë, ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës.
Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i nisur në vitin 2020, të vazhdojë edhe këtë vit./arbresh.info/
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...