Intelektualët shqiptarë të Maqedonisë kanë bërë apel që shqiptarët nesër të dalin masovisht në protestë.
Në vazhdim ju sjellim apelin e plotë nga Intelektualët Shqiptarë:
Ne intelektualët e poshtëshënuar, apelojnë në popullatën shqiptare që nesër masovisht të jenë prezent në protestën e gjithëmbarshme, e cila do të duhet të jetë grusht serioz për rrëzimin e qeverisë VMRO-BDI. Fakt është se tani më të gjithë e kanë të qartë se kjo qeveri paraqet fatkeqësi elementare historike për jetën, ekzistencën, dinjitetin dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve në shtet pa dallim përkatësie kombëtare. Tani më çdokush e ka të qartë se mbetja e përfaqësuesve shqiptarë edhe më tej në këtë qeveri të udhëhequr nga një politikë e verbuar dhe traumatizuar, të cilën në prapavijë vazhdojnë ta udhëheqin Mijallkovi dhe Jankullovska – paraqet tragjedi politike e përmasave marramendëse. Ky pushtet shkatërroi ekonominë, plaçkiti mjetet publike, kriminalizoi jetën publike, shpërnguli pjesë të madhe të popullatës, shkeli mbi dinjitetin kolektiv shqiptar. Andaj, të gjithë ne duhet fuqishëm dhe me vendosmëri duhet të kontribuojmë në rrëzimin e saj që njëherit do të jetë shpëtim i përbashkët.
Pasojnë nënshkrimet e rreth 30 intelektualëve
Dhe qinda përkrahësve tjerë
Prof.dr. Osman Kadriu
Prof.dr. Mersel Bilalli
Prof. dr. Sabaudin Zhuta
Doc. dr. Aurora Ndrio Karameti
Prof.dr. Remzi Izairi
Prof dr. Naim Mustafa, Kosovë
Prof dr. Aziz Shehu
Prof. dr. Idriz Kovaçi
Prof. dr. Bajram Pollozhani
Prof. dr. Zeqirja Idrizi
Doc. dr. Agim Shaqiri
Doc dr. Mitasin Beqiri
Doc dr. Sami Bislimi
Doc. dr. Ibish Kadriu
Doc.dr Naser Etemi
Ass. Mr. Arlinda Kadri – doktorante
Ismet Ramadani
Xhevdet Hajredini
Xhelal Neziri
Mustafa Peza
Mahi Nesimi
Arta Lumani OJQ
Bardhyl Kuka
Sejdali Saliu
Vahit Nasufi
Shefi Sala
Vergim Demiri
Hadi Osmani
Arbana Qormemeti
Skender Raufi
Ismet Saini
Xhenur Iseini
dhe afro 150 përkrahës të tjerë
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...