Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC) një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve.
Kështu bëri të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila e quajti këtë një lajm të shkëlqyer, shkruan Arbresh.info.
“Këshilli Evropian për Gjuhët promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve. Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian.”, ka shkruar ajo.
“Ne jemi të vendosur që, si Ministri e Arsimit, të mbështesim çdo iniciativë dhe vullnet për avancimin e arsimit në Kosovë, ku gjuhët luajnë një rol thelbësor.”, u shpreh Nagavci.
“Urime Universitetit të Prishtinës për këtë arritje të re!”, përfundoi ajo./Arbresh.info
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...