Instituti amerikan për strategji dhe politika “New Lines Institute” ka publikuar së fundmi një raport mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në çerek shekullin e fundit.
Raporti thekson se roli i SHBA-ve në Kosovë ka kaluar nga mbështetje për krijimin e një shteti të ri në një pozicion mbikëqyrës të një status quo të paqëndrueshme.
Kosova ka bërë përparime të dukshme në konsolidimin e demokracisë së saj, duke u renditur si shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor sipas Indeksit të Demokracisë Liberale të V-Dem.
Megjithatë, raporti thekson se SHBA duhet të trajtojnë partinë Vetëvendosje qoftë në pushtet apo në opozitë si një partner të vërtetë, duke njohur pikëpamjet e saj për interesat sovrane të Kosovës.
“Uashingtoni do të bënte mirë të përdorte mësimet e diplomacisë së tij të kaluar në Kosovë për të përmirësuar qasjen ndaj qeverisë së Prishtinës në të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet në raport.
Sipas raportit, SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë fuqishëm dialogun politik Kosovë-Serbi, por jo duke toleruar korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
Rekomandimet kryesore të nxjerra nga ky raport përfshijnë:
-Uashingtoni duhet ta trajtoj Vetëvendosjen si partner i vërtetë: SHBA duhet të njohin interesat sovranë të partisë Vetëvendosje dhe të mbështesin përpjekjet e saj kundër korrupsionit, duke mos toleruar asnjëherë kapjen e shtetit.
-Balancimi i kritikave ndaj Kosovës dhe Serbisë: SHBA duhet të aplikojë standarde të barabarta ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund perceptimit se autoritarizmi i Beogradit injorohet ndërsa Prishtina kritikohet. Duke i detyruar të dyja palët të respektojnë standarde të qëndrueshme, SHBA-të mund të forcojnë besueshmërinë e tyre si një ndërmjetësuese parimore.
Sipas raportit, Washingtoni duhet të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), që ato të ndryshojnë qëndrim për të avancuar stabilitetin rajonal dhe zgjerimin evropian. Sigurimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një qëllim i rëndësishëm i përkohshëm.
Po ashtu aty thuhet se gjatë çerek shekullit të fundit, roli i SHBA-së ndaj Kosovës ka evoluar nga ai i ndihmës për lindjen e një shteti të ri, në rolin e kujdestarit të një status quo-je të vështirë. Ndikimi amerikan, i cili dikur ndikonte në çdo vendim të madh në Prishtinë, është zbehur me pjekjen e Kosovës. Tani Kosova është mjaftueshëm e qëndrueshme dhe demokratike për t’u bërë një partnere e vërtetë, dhe Uashingtoni duhet të përshtatet me këtë realitet.
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...