Institucioni i Avokatit të Popullit me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, publikoi për të gjithë qytetarët e vendit “Platformën për të Drejtat e Njeriut” e cila synon të promovoj zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siç garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Kosovë.
Platforma për të Drejtat e Njeriut është projektuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.
Platforma ofron dy udhëzues, “Udhëzuesin e të Drejtave të Njeriut” dhe “Udhëzuesin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut”, të cilët do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe ndërkombëtarë përmes lidhjeve të strukturuara në mes instrumenteve juridike të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Platforma ofron informacion të dobishëm për të gjithë subjektet e së drejtës, përfshirë qytetarët, praktikuesit e ligjit, gjyqtarët, prokurorët, institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, studentët dhe të gjithë
të interesuarit.
Linku përmes së cilit mund t’i qaseni platformës: http://humanrights.oik-rks.org
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër