Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për aksionin “Ryshfeti”, i cili të mërkurën çoi në mbajtje dy zyrtarë të policisë
Përmes një komunikate për media, IPK’ja ka njoftuar se kishte pranuar informata se dy zyrtarë policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit mund të jenë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.
“Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative duke përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit ndaj dy zyrtarëve policorë dhe një qytetari. Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura si dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, mbrëmë në Prishtinë është realizuar operacioni koduar me emrin “Ryshfeti” i cili rezultoi me arrestimin në flagrancë të një zyrtari policor dhe një qytetari”, thekson IPK’ja.
Zyrtari policor L.O. zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Ndërkaq është arrestuar edhe zyrtari policor L.M. nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale.
“Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni “Ryshfeti” ka vazhduar me bastisje në dy lokacione të ndryshme (një në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri) ku janë gjetur prova të konsiderueshme dhe është arrestuar edhe i dyshuari tjetër – zyrtari policor me inicialet L.M (rreshter policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit). Rreshteri policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve””, thekson IPK’ja.
Të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...