Inspektorati i Tregut ka shqiptuar 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje dhe 9 sekuestrime ndaj operatorëve ekonomik, tek të cilët kanë gjetur shkelje të ndryshme.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunal dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar në të gjithë vendin, ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme. Gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje si dhe 9 sekuestrime”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë .
Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese./arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...