Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut ka njoftuar se ka larguar nga tregu 4 produkte të cilat vlerësohet se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit.
Identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njejtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.
Ministria e Indistrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Më poshtë janë fotografitë dhe përshkrimet e produkteve që janë larguar nga tregu. /arbresh.info/
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak