Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, duke e vlerësuar si të kundërligjshëm shkarkimin e tij nga ana e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bedri Istrefi, i cili në faqen e tij në Facebook ka publikuar vendimin e Inspektoratit të Punës.
Në vendimin 7 faqesh të Inspektoratit të Punës ku thuhet se “Vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.
Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.
Inspektorati i Punës i jep afat prej 8 ditë për ankesë.
Bedri Istrefi u shkarkua më datë 24 prill, ndërsa Bordi i Përkohshëm i Telekomit caktoi Burbuqe Hanën në vend të Istrefit./arbresh.info






Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...