Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, bëhet e ditur se janë shqiptuar me dhjetra gjoba, janë konfiskuar targa e vetura të cilat janë gjetur duke operuar pa leje pune ose në kundërshtim me rregullat e përcaktuara të operimit, shkruan Arbresh.info.
“Aksioni do të vazhdojë dhe nuk do të tolerohet askush që vepron pa leje të organeve kompetente”, thuhet në njoftim.
“Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës. Sipas Inspektoratit të Prishtinës, “janë shqiptuar me dhjetra gjoba, janë konfiskuar targa e vetura të cilat janë gjetur duke operuar pa leje pune ose në kundërshtim me rregullat e përcaktuara të operimit”. Aksioni do të vazhdojë dhe nuk do të tolerohet askush që vepron pa leje të organeve kompetente”, njofton Inspektorati./Arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit – sa deputetë duhet të jenë në sallë,...
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeve...
Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër...
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...