Inspektorati Sanitar dhe ato komunale kanë filluar sonte një aksion për të parë nga afër nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura së fundi nga Qeveria e Kosovës.
Në qytetin e Prizrenit tashmë në teren kanë dalë ekipet e Inspeksionit bashkë me pjesëtarët e policisë për të shikuar nga afër gjithë situatën.

Në disa fotografi vërehet se të njëjtit po ndalojnë qytetarët dhe po kontrollojnë bizneset se sa po respektohen masat.
Duhet përkujtuar që qytetarët të cilët nuk po i përmbahen masave anti-COVID mund të gjobiten nga 500 deri në 8 mijë euro, ose me dënim me burg deri në 12 vite./indeksonline

Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...