Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Adnan Merovci dhe kryesuesi i Grupit Punues për Digjitalizim, Raif Qela, në një intervistë për Kallxo LIVE kanë folur për vonesat në procesin e digjitalizimit, strategjinë dhe projektligjin për digjitalizim, i cili na del në dy versione.
Sipas marrëveshjes së Gjenevës, 17 qershori ka qenë dita e fundit për kalim nga transmetimi analog në atë digjital. Pavarësisht se këto afate ligjore nuk janë respektuar, në Kosovë ka transmetim digjital.
Sipas Adnan Merovcit, ky transmetim ‘De Jure’ është i kundërligjshëm, ndërsa ‘De Facto’ ata kanë të drejtë morale për ta bërë një gjë të tillë.
Merovci thotë se në mars të këtij viti në zyrën për planifikim strategjik në Kryeministri është dorëzuar strategjia e punuar nga KPM-ja, e cila parasheh gjithë procesin e digjitalizimit, dhe siç shprehet ai, ligji është vetëm teknikalitet dhe i tilli duhet të bazohet në strategji.
Sipas procedurës, strategjia e dorëzuar në qeveri, gjegjësisht në zyrën për planifikim strategjik, pas aprovimit dhe përmes sponsorit të këtij ligji, Ministria së Zhvillimit Ekonomik (MZhE) e dërgon atë në kuvend, e cila do të shërbente si bazë për përgatitje të ligjit nga grupi punues të cilin e ka formuar Komisioni për Zhvillim Ekonomik në Kuvend. Pas kësaj ligji do të duhej të shkonte në lexim të dytë për t’u miratuar nga Kuvendi.
Raif Qela – deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, tha se Komisioni për Zhvillim Ekonomik e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe ka krijuar një komision punues i kryesuar nga vetë ai.
Por nuk është marrë parasysh strategjia e KMP-së.
“Një dokument i cili nuk është i miratuar nuk mund ta konsiderojmë si të plotfuqishëm. Si të tillë ne kemi marrë për bazë projektligjin edhe një strategji për transmetime digjitale të cilën e ka nxjerrë qeveria diku në maj”, tha Qela.
Nëse është kështu, Adnan Merovci tha se kjo është shkelje ligjore, ngase qeveria nuk ka të drejtë të prodhojë diçka të tillë, ngase kjo është kompetencë e KPM-së.
Ky projektligj nuk e përmban komplet strategjinë dhe është vetëm për periudhën kalimtare nga analog-digjital, respektivisht deri në përfundimin e fazës së parë që përfshinë dy multipleks për tenderim dhe një për televizionin publik.
Merovci dhe Qela thonë se strategjia e cila është e sponsorizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ende nuk dihet nëse është aprovuar ose jo. Gjithashtu nuk është e specifikuar kush duhet ta aprovojë strategjinë e KPM-së, por thuhet që kjo është përgjegjësi e Qeverisë.
Adnan Merovci (KPM) tha që po ndikohen anëtarët e komisionit punues dhe i akuzoi ata që nuk po i bëjnë presion të mjaftueshëm qeverisë. Po ashtu ai tha se kjo strategji nuk përfundon me tre multipleksë.
Krejt në fund Merovci kërkoi nga komisioni të kuptohen mirë në tri amendamente të këtij projektligji.
Bëhet fjalë për trajtim të televizioneve ekzistuese, t’u jepet e drejta për aplikim atyre dhe të tjerëve. T’i kushtohet kujdes transmetuesve digjital regjional dhe në fund t’i shtohet këtij projektligji fjalia: Implementimi të bëhet sipas strategjisë së digjitalizimit të aprovuar në qeveri.
Ndryshe, Merovci tha se janë të detyruar të lobojnë në kuvend kur ky projektligj të shkojë në lexim të dytë. /kallxo.com/
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj