Prokuroria Themelore në Prizren njofton se me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Në këtë rast, kirurgu Rr.Y dyshohet se nuk i ka ofruar trajtimin e duhur një pacienteje e cila kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore.
“Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullsi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë