“Infrakos” për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Han i Elezit-Leshak i Mitrovicës, edhe pse ka hyrë në proces të finalizimit për përzgjedhjen e operatorit, “Infrakos”, nuk është transparent fare. Madje, ka dyshime për manipulime të përzgjedhjes së operatorit për restaurimin e këtij projekti që ka gjetur edhe mbështetje financiare nga institucionet ndërkombëtare.
Në dokumentin e siguruar nga KosovaPress mësohet se është eliminuar kompania gjermane (hekurudha Gjermane, Deutsche Ban), mjaft prestigjioze, me qarkullim miliarda euro dhe me renome botërore, kurse, ka hyrë në listë të ngushtë një kompani greke, Obermyer Hellas, Greece.
Kjo kompani Gjermane (www.bahn.com), vetëm në Gjermani ka nënshkruar kontratë për t’i shtruar 17000 kilometra hekurudhë të re, për 4 vite (2015-2019), në vlerë prej 28 miliardë euro.
Drejtori ekzekutiv në “Infrakos”, Agron Thaçi, edhe pse është kontaktuar tash e dy javë rresht nga KosovaPress, ai nuk ka “gjetur” kohë për përgjigje lidhur me këtë projekt. Kompania “Infrakos” është një nga kompanitë më të mbyllura për komunikim.
Për këtë projekt, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, ka nënshkruar kredi 42 milionëshe me Bankën Evropiane të Investimeve investimet në këtë hekurudhë.
Vlera e marrëveshjes e nënshkruar është 42 milionë euro për rehabilitimin e një pjesë të hekurudhës nga Hani Elezit në Leshak, me gjatësi prej 149 kilometrash nga gjithsej 330 kilometra sa është linja totale e hekurudhës që pritet te rehabilitohet në të ardhmen, e në total do të kushtojë 195.5 milionë euro.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për KosovaPress ka kërkuar arsyesh-mëri dhe transparencë për projektin e hekurudhor të linjës Han i Elezit – Leshak i Mitrovicës, ngase sipas tij, mjetet e taksa paguesve duhet të menaxhohen sa më mirë, e jo të keqpërdoren, qofshin ato kredi dhe donacione.
Derisa, ai i quajti si të rëndësishme projektet infrastrukturor dhe si të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, tha se ky veprim që po ndodhë në “Infrakos” dhe gjetiu flet për një vazhdimësi të disa veprimeve të parregullta dhe të paligjshme që po ndodhin edhe në projekte të tjera kapitale gjatë proceduarave tenderuese për përzgjedhje të operatorit ekonomik.
Shatri thotë se nuk e din se ka pasur një studim të fizibilitetit për arsyesh-mërinë e riparimit të hekurudhave. Andaj, sipas tij, ishte dashur të bëhet një studim fizibiliteti për të parë koston, standardet e projektit, benefitet që vijnë nga ky riparim, dhe me pa nevojën e ekonomisë.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave për KosovaPress kanë treguar vetëm për shumën e kredisë, derisa thonë se për çështje të implementimit të projketit në fjalë është INFRAKOS dhe kanë projektin e detajuar.
Kredinë e nënshkruar do ta marrë “Infrakos-i”, ndërsa garantuese e saj është Ministria e Financave.
Për projektin në fjalë, po hesht edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila është menaxhuese dhe mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike. MZHE nuk ka treguar pse është aprovuar nga kjo ministri një projekt i tillë pa instalim të rrymës, duke pasur parasysh se të gjithë trenat në Evrope janë me rrymë dhe kjo e rritë koston.
Në dhjetor të vitit të kaluar kur është nënshkruar kredia me Bankën Invetive, është thënë se punimet e rehabilitimit të një pjese të hekurudhës do të fillojnë në vjeshtë të këtij viti, projekti do të zgjasë 4 vjet.
Kompania “Infrakos”-it, është pranë kolapsit financiar. Agron Thaçi, kryshef i “Infrakos”-it, ka kërkuar nga ministri i MZHE-së, Blerand Stavileci, që me rishikimin e buxhetit të ndahen edhe mjetet për kompaninë në krye të së cilës është, në mënyrë që të mos vijë deri të bllokimi i lëvizjes së trenave.
Këtë kërkesë, Thaçi ia kishte bërë, ministrit Stavileci, në maj të këtij viti, i cili për herë të parë ishte në vizitë si aksionar tek Hekurudhat e Kosovës.
Se kjo kompani është në kolaps, për shkak të keqmenaxhimit është dëshmuar në shumë raste.
Në një emision të realizuar kohë me parë në KTV, Pal Lekaj, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë në Parlamentin e Kosovës kishte deklaruar: “Që të gjitha janë për hetim nga prokuroria, duke filluar nga kontratat, prokurimi, punësimi. Keqpërdorimi i parasë publike është evident dhe duhet prokuroria të merret me to. Kjo ndërmarrje është në falimentim dhe kanë përfituar individët”,