Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave ka qenë faktor kryesor që ndikoi në inflacionin e muajit nëntor, i cili u regjistrua në 2,1%, duke u rritur pak nga niveli 2% i nëntorit 2024.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegse dhe energji” shtoi 0,81 pikë përqindje në inflacion, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0,51 pikë përqindje. Përveç këtyre, çmime më të larta janë regjistruar edhe në kategoritë “Mobilie dhe pajisje shtëpie”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele dhe restorante” si dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”.
Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, rritja më e ndjeshme është shënuar te shpenzimet për banesë, me +4%, ndërsa pijet alkoolike dhe duhani u rritën me +2,9%, mobiliet me +2,8%, dhe shërbimet kulturore dhe argëtimi me +2,6%. Çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten me 1,5%, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të qumështit, djathit dhe vezëve (+4,9%), vajrave dhe yndyrnave (+4,6%) dhe peshkut (+3,3%).
Nga ana tjetër, krahasuar me muajin tetor 2025, disa kategori regjistruan ulje të lehta: “Argëtim dhe kulturë” –0,8%, “Veshje dhe këpucë” –0,5%, dhe ushqimet –0,4%. Ndërkohë, “Komunikimi” dhe “Mobilie e pajisje shtëpie” shënuan rritje të vogla, secila me +0,1%.
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...