Në Kosovë vaksinimi po vazhdon tek moshat mbi 85 vjeç në kryeqytet dhe komunat e tjera.
Por ky vaksinim pa një test paraprak po cilësohet si gabim nga një infektolog përderisa një mjek shqiptar i cili punon në Gjermani, thotë se as atje nuk kërkohet një test i tillë por shikohet anamneza e 14 ditëve të fundit të personit.
Sipas infektologut Hamdi Ramadani vaksinimi pa test paraprak mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek ata që mund të jenë pozitiv.
“Nëse bëhet vaksinimi pa këto masa, domethënë teste, për organizmin qoftë me simptome ose pa simptome, nëse s’kemi teste molekulare, nuk kemi teste serologjike atëherë, rreziku, mundësia është e madhe që në një organizëm që është me Covid-19 pozitiv pa simptome dhe shenja klinike të vendoset edhe vaksinimi, që ju e dini se është një virus por i zbutur, në këtë situatë mund të paraqiten edhe ato që quhen komplikime të rënda ose efekte anësore të papritura dhe padëmshme”, tha Ramadani për RTK-në.
Një test i tillë nuk kërkohet as në Gjermani. Por personit i merret anamneza, nëse ka pasur simptoma 14 ditët e fundit dhe para vaksinimit personit i matet temperatura. Kështu thotë mjeku kosovar, Fahri Beqa, nga Gjermania në klinikën e të cilit po kryhet vaksinimi.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...