Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”.
Sipas njoftimit, ky vendim është marr për shkak të sigurisë dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë, Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se nesër nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.”, thuhet në njoftimin e komunës.
Kujtojmë që sot është rrëzuar çatia e objektit të kësaj komune duke lënë një grua të lënduar e cila është në gjendje të rëndë./Arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje