Sot është bërë ndërrimi i lokacionit të stacionit policor Veriu në Prishtinë.
Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria”. Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave kjo lagje do të kalojë nën administrim të stacionit policor Veriu.
Po ashtu zona territoriale e lagjes “Tophane” me kufizim deri në rrugën “Ilir Konushevci”, përkohësisht nga stacioni Veri kalon nën administrim të stacionit Qendra.
Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar të zyrtarëve policorë.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kushtet në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë kanë qenë katastrofale dhe të pafavorshme për punë, teksa shtoi se me caktimin e objektit të ri nuk do të thotë që tash është përfundimi i bashkëpunimit.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...