Sot është inauguruar “Korridori i Gjelbërt” i cili i lidh katër lagje të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës Përparim Rama në rrjetin social Facebook.
Rama tha se ky korridor do të mbetet në shfrytëzim të gjithë qytetarët e Prishtinës.
“Ky korridor i gjatë 1.3 kilometra, i konceptuar nga Carlo Ratti Associati dhe i mbështetur nga UN-Habitat, është një nga intervenimet urbane në kuadër të
Manifesta Biennal që do të mbetet në shfrytëzim të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.
Rama bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Alun u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
“Bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, z. Liburn Aliu, u zotuam për bashkëpunim të mëtutjeshëm të zhvillimit infrastrukturor, duke ruajtur dhe shtuar hapësirat e gjelbra”, ka shkruar Rama në fund./arbresh.info/
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...