Çmimi Kryetari më Miqësor sot në Bruksel në Komisionin Europian i është dorëzuar Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Komuna e Lipjanit, njofton se çmimin Ahmeti ia ka dorëzuar koordinatorja Marta Gorica Fidalko nga Drejtoria Gjenerale për marrëdhënie të mira fqinjësore pranë Komisionit Europian, transmeton Klan Kosova.
“Në shenjë mirënjohje për punën dhe angazhimin në mbështetje të komuniteteve pa dallim. Me këtë rast Kryetari Ahmeti falënderoi Komisionin Europian, duke u zotuar për vazhdimin me vullnet dhe detyrim për mbështjetje dhe angazhim në mbështetje të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve e në veçanti të komuniteteve në Lipjan”, thuhet në kumtesë.
“Ndryshe, konkurrentë të kësaj gare për të marrë çmimin si më “Miqësori”, ishin kryetarë të shtatë shteteve të rajonit”.

Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku