Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së vajzës së Ukshin Hotit, Erletës, e cila ka shpërthyer me disa deklarata anti-Islame ku ka kritikuar Plakun haxhi Ramadan Hyseni i cili dhuroi 10 ari truall në lagjen Emshir me vlerë prej (220.000€) për KBI Prishtinë për ndertimin e Xhamisë.
“I kish dhuru tipi 200 mijë euro per ndertim te xhamise. Bac a po don me na e bo 4 katershe e me 6 minare a? M’plaset me islamizma kur gjysherit i keni pase te krishtere”, ka shkruar ajo.
E kjo nuk i pëlqeu aspak mulla Osmanit. Madje, ai e ka quajtur “qikë e keqe”.
“Ti qika e KEQE, e babës dhe familjes së mirë. Republika e Kosovës dhe Prishtina e jonë, e dashur, t’i mundëson edhe besimet tjera; afër ke Katedralen Katolike dhe z.Dod Gjergjin, Kishën Ortodokse, ndonjë Pop, që nuk po ia di emrin, ose Kishën Protestante të z. Artur Krasniqit, jemi shokë me të, apo edhe ndonjë besim tjetër, vetëm mos fut urrejtje mes feve se është “marre” e Harrova se, si po shihet, s’ka marrë për tipat si ti…”, ka shkruar ai.

Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...