Imami Maliqi reagon pas vendimit të Supremes për bartjen e shamisë në shkolla

14:38 | 30 Tetor 2025
R J

Imami Labinot Maliqi ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi kompetencën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për të përcaktuar rregulla mbi uniformën shkollore.

Në reagimin e tij, imami Maliqi thekson se Ministria ka autoritet ligjor për të rregulluar uniformën shkollore, por jo për të ndërhyrë në bindjet fetare të nxënësve.

“Mbulesa e kokës nuk është pjesë e uniformës zyrtare, nuk e zëvendëson atë dhe nuk e përjashton atë, por përbën shprehje të lirë të besimit individual,” tha ai.

Sipas tij, shamia me fytyrë të dukshme nuk bie ndesh me uniformën shkollore, përkundrazi, nxënëset që e bartin atë kanë respektuar gjithmonë rregullat dhe disiplinën në shkolla. Maliqi shton se ndalimi i shamisë “nuk lidhet me uniformën, por është shndërruar në mjet përjashtimi dhe diskriminimi ndaj nxënëseve besimtare”.

Postimi i plotë:

“Reagim publik mbi vendimin e Gjykatës Supreme dhe të drejtën për bartjen e shamisë në shkolla. Vendimi i Gjykatës Supreme që e konfirmon kompetencën e MAShTI-t për të përcaktuar rregulla mbi uniformën shkollore është formalisht i vlefshëm, por në thelb mbetet i diskutueshëm në raport me të drejtat themelore të njeriut dhe parimin e barazisë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka autoritet ligjor për të përcaktuar rregulla që lidhen me uniformën shkollore, pra me mënyrën se si nxënësit paraqiten dhe vishen gjatë procesit arsimor.

Megjithatë, ky autoritet nuk përfshin të drejtën për të rregulluar bindjet fetare të nxënësve, siç është mbulesa e kokës, e cila nuk është pjesë e uniformës zyrtare te shkollës, nuk e zëvendëson atë, nuk e përjashton atë, por është shprehje e lirë e besimit individual. Shamia me fytyrë të dukshme nuk bie ndesh me uniformën shkollore.

Të ngjashme