Drilon Gashi, imam dhe njohës i çështjes fetare islame, ka bërë thirrje të mos votohen personat e paaftë, të korruptuarit dhe gënjeshtarët ambiciozë.
Këtë deklarim ai e ka shkruar në profilin e tij në Facebook ku tutje ka thënë zëri i votuesve është përgjegjësi fetare dhe kombëtare.
“Mos i votoni të paaftët, të korruptuarit dhe lajkatarët ambiciozë!
Mos i votoni ata që u kanë gënjyer një herë, sepse do t’u gënjejnë prapë. Intelektuali nuk merr n’thu në një vend dy tri herë.
Vota është sikurse plumbi përmes së cilës ti ke mundësi ta vrasësh të keqin dhe të bësh revolucion në krah të së mirës, ose së paku ta zgjedhësh të keqen me të lehtë në mesin e të këqijave të mëdha.
Mendoj se në qoftë se rrini neutral, nuk e keni djegur askënd tjetër pos vetveten”, ka shkruar Gashi.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...