Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.
Përmes një njoftimi në Facebook ai ndër të tjera ka njoftuar edhe për shkarkimin e nënkryetares e cila vjen nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu. Nënkryetare e re e Prishtinës është emëruar Jehona Lushaku-Sadriu.
Po në mes tjerash Ilirik Musliu është shkarkuar ditë më parë si Drejtor i Shërbimeve Publike nga kryetari i Komunës së Prishtinës Përparimin Rama e duke e zëvendësuar atë sot Bekim Brestovci.
Musli gjatë një intervsite për Kanal10 ka reaguar duke thënë se ky shkarkim i tij ka ardhur menjëherë pas një dreke në mes LDK-së që bëri Përparim Rama, raporton Gazeta10.
“Unë jam takuar disa dite para shkarkimit tim me Përparim Ramën për një projekt te cilin ai e ka livduar dhe ka diskutuar për të dhe mas andej pas një dreke pune të cilën e ka pasur 3 ore që e ka pasur me Lumir Abdixhikun e LDK-së e kam lexuar shkarkimin time”, ka thënë ai.
LEXO EDHE:
Rama shkarkon drejtorin e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...