Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim–dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm. Pas përfundimit të mandatit të tij, Ilir Murtezaj ia dorëzoi drejtimin e institucionit Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure rekrutimi të rregullt dhe në përputhje me kriteret ligjore.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili falënderoi Murtezajn për punën dhe rezultatet gjatë mandatit, duke vlerësuar kontributin e tij në rritjen e të hyrave buxhetore dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore. Murati po ashtu uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje për të avancuar reformat dhe për të forcuar transparencën në sistemin tatimor.
Murtezaj falënderoi stafin e ATK-së për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë viteve të tij në detyrë, ndërsa i uroi suksese pasardhësit të tij në realizimin e objektivave strategjike të institucionit.
Nga ana tjetër, Hyseni shprehu mirënjohje për besimin e dhënë, duke u zotuar për ushtrim të detyrës me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet. Ai theksoi se prioritet do të jenë ngritja e transparencës, përmirësimi i efikasitetit dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për tatimpaguesit.

Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani