Me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka uruar të gjithëve këtë ditë të shënuar të historisë sonë.
Me anë të një njoftimi për media, IKShPK thotë se në këtë ditë feste, kujtojmë jo vetëm sakrificat dhe qëndresën për liri ndër vite, por edhe përkushtimin për një shoqëri të shëndetshme dhe me mirëqenie për brezat që vijnë.
“Duke punuar bashkë dhe duke u kujdesur për shëndetin publik, ne kontribuojmë në ndërtimin e një Kosove të fortë. IKSHPK do të vazhdojë të punojë me ju në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës sonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...