Nga java e ardhshme, në Kosovë fillon vaksinimi kundër gripit.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik (IKShPK) përmes një njoftimi teksa ka theksuar se cilët persona duhet të vaksinohen së pari, shkruan Arbresh.info.
“Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari. Tre vaksina të tjera: kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Tutje, IKShPK bënë të ditur se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive.
“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...