Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.
Nga IKSHPK kanë thënë se vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
Njoftimi i plote:
Qytetarë të dashur!
Për hir të shëndetit tuaj!
Ju lutemi!
Vaksinohuni! ?
Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!
Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!
Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!
Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!
Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.
Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.
Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.
Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.
Qytetarë të dashur!
Vaksinohuni! ?
Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19./arbresh.info/
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...