Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, me qëllim që të mbrohen nga rreziku i temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë gjatë kësaj vere.
Për të parandaluar dehidratimin, goditjen nga nxehtësia dhe probleme të tjera shëndetësore, IKShPK rekomandon:
Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar.
Përdorni syze dielli me mbrojtje UV.
Aplikoni krem mbrojtës kundër diellit.
Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë.
Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.
Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara.
IKShPK thekson se temperaturat e larta mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë jashtë./Arbresh.info

Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...