Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vaksinim kundër HPV-së për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera.
“Vaksinohuni kundër HPV-së për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze. Merrni vaksinën kundër HPV-së për të mbrojtur shëndetin tuaj. Ruani veten dhe shoqërinë tuaj nga sëmundjet e shkaktuara nga HPV-ja!”, thuhet në njoftimin e tyre.
IPKSHPK këtë thirrje, e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me prindër dhe mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.
“Një bashkëbisedim shumë i rëndësishëm me prindër dhe mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, me qëllim të ndarjes dhe zgjerimit të informacioneve e njohurive të prindërve në lidhje me vaksinën kundër Human Papilloma Virusit. Vaksina HPV ka filluar të aplikohet në Kosovë për vajzat e klasave të gjashta. Gjatë këtij diskutimi të hapur, përfaqësues nga IKSHPK, Zyra e OBSh-së në Kosovë dhe profesionistë shëndetësor nga komuna e Mitrovicës, shpjeguan para prindërve rreziqet nga infeksioni me Virusin Human Papillom dhe përfitimet e drejtpërdrejta nga vaksina HPV në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera. Me prindërit janë ndarë informacione të rëndësishme me qëllim për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë pse vaksinimi është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...