
Cervical Cancer Vaccine
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masa më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve të saj.
IKSHPK përmes një postimi në Facebook, thotë se gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të numrit të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.
“Vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij.
IKShPK u bën thirrje qytetarëve që, së bashku me familjarët e tyre, të drejtohen pranë qendrave të mjekësisë familjare për t’u vaksinuar.
Parandalimi është hapi më i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK në Facebook.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...