Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 e të respektojnë masat Anti-COVID, raporton Gazeta Express.
Nga IKSHPK kanë thënë se variant Omicron po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim.
Sipas IKSHPK’së, situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi vaksinohuni!
Omicron (B.1.1.529) po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.
Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!
Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.
Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.
Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me
dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!
Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.
Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.
Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:
Mbulo gojën dhe hundën me maskë!
Mbaj higjienën!
Respekto distancën!
VAKSINOHU!
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...