Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë.
Në njoftim thuhet se reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim.
“Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë , parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor ne perendim dhe jugperendim, ndërsa nëpjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja bëri të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndersa indeksi UV do të shenoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit ,mesatare deri lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë