Nesër familja Shabani nga Mitrovica do ta rivarrosë trupin e djalit të tyre Nezirit, i cili ishte zhdukur që nga viti 1999, kur ushtria serbe me forcë e kishin nxjerrë nga shtëpia.
Përveç Shabanit, këtë javë janë identifikuar edhe trupat e Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës.
Të gjithë këta të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, janë gjetur në varrezat e qytetit në veri të Mitrovicës. Familjarët kanë kërkuar më shumë angazhim institucional për personat e pagjetur.
Vitet në kërkim për djalin Nezirin kanë qenë të rënda e plot dhimbje për Xhevatin, i cili gjatë kësaj periudhe u ballafaqua me lajme të ndryshme për vendndodhjen e të birit.
“Çdo plagë shërohet a plaga e dhimbja për fëmijë kurrë nuk shërohet deri sa të na mbulojnë dërrasat. U dashtë me u ruajt pak prej tyre se hynim në gjynah me djem e me vajza, është dashur me u ruajt me ju dhen vullnet për jetë e sene se vështirë sepse ka pasur thashetheme se i kanë djegur në furra”, është shprehur babit i Neziri për ATV.
Ndërkaq në muajin e kaluar, në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë përfunduan zyrtarisht gërmimet të cilat kishin filluar në vitin 2015, derisa mbetjet e para mortore u gjetën vetëm në nëntor të vitit të kaluar.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, edhe mbi 1 mijë e 600 persona janë të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...