Janë identifikuar dy personat e përfshirë në incidentin me granatë dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar tha për Arbresh.info se dy personat e identifikuar janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.
“Mbrëmë rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovicë Veri, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore relevante si dhe Prokurori i rastit ishin në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim. Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty. Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave!”, tha Elshani./Arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...